6.5 C
Tirana
26 / 02 / 2026

EMRAT/ 7 ndryshime drastike në qeveri, ikën Balluku! Rama bën gati kabinetin e ri, kush janë ministrat e propozuar

Pas mbledhjes maratonë të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, mësohet se kryeministri Edi Rama ka prezantuar 7 ndryshime në Qeveri.

Në pritje të zbardhjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Belinda Ballukun, e cila la në fuqi pezullimin e saj nga detyra, kryeministri Edi Rama ka vendosur ta largojë nga dy postet e rëndësishme, si zëvendëskryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjitikës. Në vend të saj ka emëruar si numrin dy të Qeverisë Albana Koçiun, e cila është larguar nga Ministria e Brendshme.

Si ministër i Brendshëm u emërua Besfort Lamallari, i cili largohet si ministër i Drejtësisë, post të cilin e merr Toni Gogu.

Ndërkohë Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjitikës kryeministri Rama ka vendosur t’ja besojë Enea Karakaçit.

Po ashtu, Erjona Ismaili është emëruar ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, e cila zëvendëson Toni Gogun në këtë detyrë.

Dy ministrat që ikin nga kabineti qeveritar janë Elisa Spiropali si ministre e Jashtme dhe Pirro Vengu si ministër i Mbrojtjes.

Si ministër të Jashtëm Rama ka ëmëruar ish-Ambasadorin e Shqipërisë në BE, Ferit Hoxha. Ndërsa si ministër i Mbrojtjes është emëruar Ermal Nufi.

Ndryshimet në Qeveri:

Albana Koçiu zv.kryeministre-zëvendëson Belinda Ballukun
Besfort Lamallari ministër i Brendshëm- zëvendëson Albana Koçiun
Toni Gogu ministër Drejtësie- zëvendëson Besfort Lamallarin
Ferit Hoxha ministër i Jashtëm- ikën Elisa Spiropali
Enea Karakaçi ministër i Infrastrukturës dhe Energjitikës – zevendëson Belinda Ballukun
Ermal Nufi ministër i Mbrojtjes – ikën Pirro Vengu
Eriona Ismaili ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin – zëvendëson Toni Gogun

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x