10.5 C
Tirana
13 / 02 / 2026

Elsa Lila fiton çmimin e parë në festivalin e RTSH me këngën “Evita”, dedikim për të bijën

Elsa Lila është fituese e vendit të parë në festivalin e 61-të në RTSH, me këngën “Evita”, dedikim për të bijën. E shkruar nga vetë këngëtarja, e emocionuar ajo ka falenderuar publikun që se ka harruar.

“Jam e emocionuar dhe ju falenderoj për mbështetjen. Ka qenë një nder për mua të jem përballë jush dhe më vjen mirë që e kuptuat, e pëlqyet dhe po e këndoni këngën time”, u shpreh Elsa Lila.

Fituese e vendit të dytë u shpall Albina Kelmendi me këngën “Duje” dhe vendin e tretë e rrëmbeu grupi “2FAR” me këngën “Atomike”.

Artikujt më të kërkuar

2
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x