9.5 C
Tirana
27 / 02 / 2026

El Salvadori, vendi që ka futur në burg 2% të popullsisë, bie niveli i vrasjeve

Tetë muaj pasi presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele, shpalli luftë kundër bandave kriminale, vlerësohet se 2% e popullsisë mbi 18 vjeç, ose rreth 100 mijë persona, janë tashmë në burg.

Veprimet e ndërmarra nga autoritetet sollën reagimin e ashpër të grupeve kriminale, me dhjetëra të vrarë. Pas këtyre zhvillimeve, vendi u fut në gjendje të jashtëzakonshme dhe disa liri kushtetuese u pezulluan përkohësisht, përfshirë edhe liria e grumbullimit.

Gjithsesi, grushti i hekurt kundër bandave duket se po funksionon, pasi nivelet e vrasjeve në vend kanë rënë. Ndërsa vetë Bukele ka fituar një popullaritet që do ta ëndërronte çdo kryetar shteti, pasi 86% e njerëzve e vlerësojnë punën e tij, sipas një sondazhi të Gallup realizuar në 12 shtete të Amerikës Latine dhe Qendrore. 

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x