Prej kohësh qarkullojnë thashetheme të kthyera në lajme, për disa figura shumë të njohura të ShowBizz-it shqiptar në ekranin e Top Channel. Rikthehet në skenë Ledion Liço, i cili pritet të zëvendësojë si prezantues Arbana Osmanin në sezonin e ri të Big Brother Vip Albania 3. Kjo lëvizje e papritur nga ana e stafit drejtues duket se ka trazuar ujërat në prapaskenat e televizionit të mirënjohur, ku prej kohësh përflitet për mbyllje programesh e largime të figurave të njohura.
Sa i përket Fan Club-it të BBVA 3 janë shtuar zërat se ish-konkurrentja e edicionit të kaluar Efi Dhedhes do të moderojë këtë sezon të Fan Club. Ish-konkurrentja e edicionit të kaluar u bë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri pas katapultimit nga programi “Përputhen” ku edhe fitoi famën. Por duket se e vërteta është ndryshe.
Nga burime të sigurta brenda Top Channel është dhënë një version tjetër tashmë i konfirmuar sipas tyre. Bëhet fjalë për Fjoralba Ponarin, një nga moderatoret e dashura të programit “Portokalli”. Është konfirmuar tashmë se moderimi i Fan Club këtë sezon i është besuar bukuroshes së ekranit.
Fjoralba e cila ka nisur karrieren e saj si artiste në The Voice of Albania e ka vazhduar eksperiencën e saj në ekran në disa programe të njohura si “E Diell”; “Ora e Tiranës”; “Jeho”; “Më Thuaj Një Dëshirë” dhe prej dy vitesh tashmë në tempullin e humorit “Portokalli”.
Duket si një rikthim i dyshes Liço-Ponari, kjo pasi vetë Ledioni e ka bërë pjesë Fjoralbën në edicionin pasues të The Voice of Albania, ku ka vazhduar më tej karrieren e saj, në programe të ndryshme.
- Kafshët e Fermës dhe kafazi i gjykatës - 24/04/2026
- Ish-krerët e UÇK-së dërgojnë mesazhe ngushëllimi nga Haga për vdekjen e Rexhep Qosjes - 24/04/2026
- Albin Kurti: Vepra e Rexhep Qosjes është një nga arritjet më të rëndësishme të mendimit kritik dhe kulturës shqiptare në shekullin XX dhe XXI - 24/04/2026