“Kërcënimi i Presidentit të Republikës Srpska Milorad Dodik se do të pengojë hyrjen e përfaqësuesit të lartë Christian Schmidt dhe do të kufizojë lirinë e tij të lëvizjes, është antikushtetues dhe përfaqëson një sulm tjetër të qëllimshëm ndaj Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit, rendit kushtetues dhe Bosnje-Hercegovinës”.
Kështu është shprehur Ambasada Amerikane në Bosnje dhe Hercegovinë në reagimin e saj, shkruan N1.
“Përfaqësuesi i Lartë është përgjegjës për mbikëqyrjen e zbatimit të aspekteve civile të Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit, e cila i detyron zyrtarët të bashkëpunojnë me të dhe ai gëzon status diplomatik në të gjithë Bosnje-Hercegovinën sipas Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike,” thuhej ndër të tjera në reagim.
Ditën e djeshme. Dodik deklaroi se Republika Srpska po përgatit një dekret për arrestimin dhe dëbimin e përfaqësuesit të lartë në Bosnje dhe Hercegovinë, Christian Schmidt.
- ZYRTARE! Martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez - 11/08/2026
- Nga Clinton te Trump/ Si shërbimi sekret e ka “zhdukur” Presidentin nga “Air Force One” - 11/08/2026
- Histori e trazuar - 11/08/2026