Në një konferencë të përbashkët me Presidentin amerikan Joe Biden, Zelensky deklaroi nga Kievi, se “bota demokratike” duhet të “fitojë këtë luftë historike”.
Në fjalën e tij Zelensky vlerësoi maksimalisht mbështetjen amerikane dhe tha se vizita e kësaj të hëne në Kiev është vizita më e rëndësishme në historinë e marrëdhënieve SHBA-Ukrainë.
“Është vizita më e rëndësishme në të gjithë historinë e marrëdhënieve SHBA-Ukrainë,” tha Zelensky.
“Sot negociatat tona ishin shumë të frytshme,” shtoi ai.
Zelensky nënvizoi se rezultatet e kësaj vizite me siguri do të shihen dhe do të kenë reflektim në fushën e betejës. Vendimi i SHBA-së për t’i dhënë tanke Abrams Ukrainës në fillim të janarit ka kontribuar tashmë në forcimin e mbrojtjes së Ukrainës, theksoi presdienti rus, duke shtuar se ai dhe Biden folën gjithashtu për armë me rreze të gjatë.
“Unë e di se do të ketë një paketë shumë të rëndësishme mbështetjeje për Ukrainën… duke shërbyer si një sinjal i qartë se agresioni i Rusisë nuk ka asnjë shans të triumfojë”, tha Zelensky.
“Ukraina është mirënjohëse për ju, zoti President”, e falenderoi ai presidentin e SHBA-ve.