9.5 C
Tirana
18 / 03 / 2026

Dhurimi vullnetar i gjakut/ Studentët e Infermierisë i bashkohen nismës për të dhuruar gjak

Prej disa ditësh studentë të departamentit të Infermierisë në Universitetin e Korçës, kanë qenë pranë bankës së gjakut për të dhuruar gjak. Fillimisht i janë drejtuar vullnetarisht kësaj banke dhjetëra studentë të vitit të I-rë për të vijuar më tej me studentë të cikleve të tjera të studimit.

Sipas përgjegjësit të këtij Departamenti, Blendi Baze, studentët e kanë kthyer tashmë në traditë angazhimin në dhurimin e gjakut që bëhet kryesisht në muajin qershor dhe nëntor. E veçantë këtë vit është pjesëmarrja e madhe e studentëve në këtë fushatë, e cila organizohet në bashkëpunim dhe me Kryqin e Kuq Dega Korçë.

Ata dhurojnë gjak për t`u ardhur në ndihmë personave që kanë më tepër nevojë për të, duke u përpjekur të ndërgjegjësojnë edhe të rinj të tjerë të qytetit për t`iu bashkuar kësaj nisme me sloganin: “Kush dhuron gjak shpëton jetë”.

Që prej muajit janar e deri tani, burime pranë Bankës së Gjakut në Spitalin Rajonal Korçë bëjnë me dije se janë shënuar rreth 300 dhurime vullnetare, duke përfshirë këtu, edhe ato nga punonjës të një sërë institucionesh. 

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x