Drejtoria e Kujdesit Social në bashkinë e Korçës, ka organizuar këtë të premte një aktivitet sensibilizues që vjen në kuadër të 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore, me të gjitha instiucionet lokale, shoqërinë civile dhe studentë të universitetit të Korçës.
Marjana Jorgji, Drejtore e Drejtorisë së Kujdesit Social, ka bërë të ditur se këto aktivitete kanë për qëllim ndërgjegjësimin e të gjitha grave dhe vajzave për ti thënë jo dhunës.
“Ka mbi 10 vite që Bashkia Korçë ka institucionalizuar shërbimin për parandalimin, denoncimin dhe minimizimin e dhunës në familje si fenomen shoqëror duke qënë një nga bashkitë model në Shqipëri referuar arritjeve për parandandalimin dhe minimizimin e këtij fenomeni.”
Sipas Jorgjit përgjatë këtij viti në bashkinë e Korçës janë menaxhuar 63 raste të dhunës, një numër më i ulët se viti i kaluar, por sipas saj i rëndësishëm është fakti i ndërgjegjësimit të komunitetit për denoncimin e këtyre rasteve.
Aktivitete të tilla sensibilizuese kundër dhunës me bazë gjinore do të shtrihen përgjatë 16 ditëve të aktivizimit edhe në njësitë administrative të bashkisë Korçë.