15.5 C
Tirana
16 / 05 / 2026

Deputeti demokrat, Flamur Noka përjashtohet nga seanca plenare

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka është përjashtuar nga seanca plenare e cila po zhvillohet në Kuvend.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i tërhoqi vërejtje deputetit për shkak të sjelljes së tij.

Ky i fundit, i frynte bilbilit teksa deputetë të mazhorancës mbanin fjalën e tyre në seancë. Nga ana tjetër, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bllokoi foltoren.

– Advertisement –

Seanca plenare zhvillohet teksa jashtë ambienteve të Kuvendit po mbahet protesta e thirrur nga opozita.

Një punonjës policie është lënduar gjatë përplasjes me protestuesit e Partisë Demokratike.

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati tha se koktejli molotov dhe shashkat e hedhura në drejtim të punonjësve të policisë kanë kapur pranë kokës një prej efektivëve duke i shkaktuar lëndime të lehta.

Efektivi është shoqëruar me ambulancë në spital, ndërsa policia është bërë gati për të kaluar në “planin  B”.

Protesta e paralajmëruar nga PD para godinës së Parlamenti vjen pas asaj të mbajtur më 11 shkurt, e thirrur nga kryedemokrati Sali Berisha, ku në të mori pjesë edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Berisha kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama pas publikimit të skandalit me ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x