Në qershor të vitit 2021, në media qarkulloi një lajm se Mirush Kabashi kishte ndërruar jetë. Aktori i madh i skenës shqiptare gëzonte shëndet të plotë dhe deklaroi se lajmin e mori me sportivitet.
Sot, më 5 dhjetor kur arti është vërtetë në zi për humbjen e madhe të Kabashit, Arbana Osmani ka kujtuar fjalët e këtij të fundit, i ftuar në Festivalin e Këngës.
Kabashi tha se nuk e dinte nëse lajmi që u shpërnda ishte i qëllimshëm, ose keqkuptim, por ishte i lumtur që mësoi se çfarë thonë njerëzit pas vdekjes së tij.
“Nuk e di nëse është bërë qëllimisht, gabimisht apo ka qenë lapsus, por e vërteta është kjo, që unë pata kënaqësinë të provoj çfarë kam lënë pas. Kam përjetuar një kënaqësi sepse kam konstatuar se ajo që do të lë pas është pasuria më e madhe,” – u shpreh asokohe Kabashi.
- Nga Musolini e Lef Nosi, te Enver Hoxha, Maks Velo e Sudja, Ben Blushi zbulon 100 personazhet e romanit “Historitë e çmendura të Tiranës” - 04/11/2026
- Figurat bullgare të rilindjes kombëtare – arkitektët e lindjes evropiane - 02/11/2026
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026