Serbia është vend i njohur ndërkombëtarisht, me Kosovën pjesë të saj
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë të dielën se Serbia si shtet nuk mund të reagojë ndaj faktit që Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka iniciuar procedurë ndaj kombëtares së Serbisë sepse ato janë organizata sportive, por ai e ka vlerësuar këtë veprim si hipokrit, transmeton Beta në Serbi.
FIFA ka nisur procedurat kundër Federatës së Futbollit të Serbisë pasi një flamur që tregonte Kosovën si pjesë e Serbisë ishte varur në dhomën e zhveshjes para ndeshjes që Serbia luajti me Brazilin në Kupën e Botës.
Serbia luajti kundër Brazilit më 24 nëntor dhe humbi me rezultat 0 me 2.
Një fotografi e flamurit me mesazhin “Nuk ka dorëzim” në serbisht u bë virale në rrjetet sociale kur u shpërnda nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosovës, Hajrulla Çeku.
- Kuvendi rrëzon me 82 vota kërkesën e SPAK për Ballukun! PD bllokon foltoren, por seanca mbyllet - 12/03/2026
- Mbahet edicioni i FemFest 2026 - 09/03/2026
- Banditë me kryq - 06/03/2026