20.5 C
Tirana
02 / 05 / 2026

Çim Peka: Ramës i kishte ngrirë buzëqeshja në fytyrë, me Berishën do ta ketë të vështirë. Në fund ai do fitojë

Sali Berisha ka pësuar humbjen më poshtëruese në jetën e vet politike.

Por ka dhe nga ata, që këtë humbje e shohin si fitore.

Një prej tyre është Çim Peka, sipas të cilit, Berisha i ka ngrirë buzëqeshjen në fytyrë Ramës, me ato 6 fshatrat që fitoi më 14 maj.

“40% pa asnjë garanci në zgjedhje! Sali Berisha pa parti, pa vulë, pa komisionerë, pa numërues, pa fonde, pa emër në fletën e votimit.

Me një listë kandidatësh të lirë, me qindra miliona euro kundër, u fut në zgjedhje për një muaj dhe mori rreth 40% të votave mazhoritare në shkallë kombëtare. Ose më saktë, kaq i lanë.

Basha, Alibeaj, Yuri Kim me vulë, komisioner, miliona euro nuk arriti dot të gjejë kandidatë dhe aty ku gjeti doli parti e katërt ose e pestë.

Tani po këta dalin e thonë Sali Berisha dështoi! Kaq mjafton për të kuptuar pse Edi Rama nuk qeshte dot mbrëmë.

E ka të qartë se me këtë njeri do ta ketë të vështirë. Kaq i la dhe Ramiz Alia me ndërkombëtarët në zgjedhjet e ‘91.

Edhe atëherë i njëjti Preç i kërkonte dorëheqjen. Berisha qëndroi dhe mundi regjimin. Në fund të gjithë ju bashkuan. Edhe “Preçët” e djeshëm e “Gjekmarkajt” e sotëm”, shkruan Peka.

Epo urime atëhere, për fitoren e ardhshme!

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x