8.5 C
Tirana
21 / 11 / 2024

Çështja “Babale”, shtyhet seanca në Apel ndaj deputetit demokrat, Salianji: Jam i sigurt se do merret vendim për pafajësi

Gjykata e Apelit ka shtyrë seancën ndaj deputetit të Partisë Demokratike Ervin Salianji për çështjen ‘Babale”. Seanca e cila pritej të mbahej në orën 14:00 është shtyrë për në datë 18 korrik në të njëjtin orar, kjo për shkak se nuk plotësohej trupi gjykues pasi mungonte gjyqtarja Elona Toro.

Pas shtyrjes së seancës deputeti Ervin Salianji në një prononcim për media ka deklaruar se nëse gjykata do e dënojë me burg do zbatoj vendimin. Ndërkohë Salianji teksa shprehet i bindur në pafajësinë e tij, vijon akuzat ndaj Geron Xhafajt që sipas tij jetonte i lirë pasi kishte mburojë vëllanë ish-ministrin Fatmir Xhafaj.

“Prej 10 vitesh Geron Xhafaj, jetonte i lirë pasi e mbronte vëllai i vet Fatmir Xhafaj. Një personazh që sot edhe në gjyq i ka marrë paratë e veta. Sot ishte dakord edhe me burgun që kishte bërë, është dënuar nga mediat për vjedhje. Ishte i panjohur dhe i paditur për atë që përfaqëson. Prokuroria dhe policia kërkuan ta përfshinin që ta fusin si dëshmitar të rremë. Ajo që është për t’u theksuar është se ditës pas denoncimit, të nesërmen i akuzuari vëllai i ministrit të Brendshëm shkoi për të kryer dënimin, prokuroria u mor me denoncuesit dhe gazetarin. Po u them faktin që të gjithë ose janë larguar nga vettingu ose kanë dhënë dorëheqjen. Sot ato që kanë marrë vendim nuk janë në sistemin gjyqësor. Jam i sigurt se do të ketë një vendimmarrje për pafajësi”, tha Salianji.

Ndërkohë në sallën e gjyqit, në mbështetje të Salianjit shkuan dhe deputetë të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, Flamur Noka, Luçiano Boçi, Luan Baçi, Saimir Korreshi, Elda Hoti, Kasem Mahmutaj, Isuf Çela, Selaudin Jakupllari.  

Salianji u shpall fajtor për veprën penale kallëzim i rremë në lidhje me çështjen “Babale”. PD e ka protestuar jo pak herë vendimin e shkallës së parë që e shpalli Salianjin fajtor për shpifje duke e dënuar me 1 vit burg. Sipas PD, prokurorët dhe gjyqtarët janë të kapur nga qeveria dhe se kjo e fundit kërkon t’i heqë mandatin Salianjit.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x