15.5 C
Tirana
18 / 10 / 2024

“Brirët” e Marash Mirashit

Pas suksesit ne disa botime me poezi, poeti Marash Mirashi vjen me një botim në prozë. Romani i tij i parë titullohet “Brirët”.

Lajmin e ka konfirmuar vetë autori, me një postim në rrjetin e tij social.

“Krejt papritur, e gjeta veten mes një grotesku, në një republikë surreale barinjsh mbetur pa brirë, në një labirint ngjarjesh dhe personazhesh të çuditshëm, të cilët ranë “pre” e rrathëve të imagjinatës, duke sendërtuar romanin tim. Ndihem vërtetë i çliruar prej kurtheve dhe magjisë së krijimit, ndërsa shoh të shtypur në letër, gjithçka që më lëvrinte në mendje, deri në momentin që i dhashë formën përfundimtare kësaj republikë-ferme të çuditshme”, shkruan Mirashi në “facebook”.

Romani “Brirët” gjendet që sot në librarinë e mirënjohur “Kuvendi” në qytetin e Lezhës. Në ditët në vazhdim romani do të dalë edhe në Tiranë e qytete të tjera.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x