Deputeti socialist Erion Braçe ironizon Gazment Bardhin, i cili pas bashkimit me Berishën, është shprehur se mes partnereve dhe Berishës, zgjedh të parët, ndërsa mes Ramës e Berishës, zgjedh Saliun.
Braçe thotë se në fund të herës, Bardhi zgjedh Berishën, ndërkohë që ai i pyet se kush ia ka kërkuar deputetit demokrat të zgjedhë kryeministrin socialist.
“Une vdes me ket zarin e ri; Mes Shba, Britanise, Be dhe Sali Berishes, une zgjedh Shba, Britani, Be; por mes Sali Berishes she Edi Rames, zgjedh Sali Berishen!
Pra perfundimisht zgjedh Sali Berishen! Nderkohe kush te ka kerkuar ty te zgjedhesh Ramen? Te mos zgjedhesh Berishen, po”, shkruan Braçe në rrjetin social Twitter.

Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026