Qeveria do të nisë një konsultim të gjerë publik për mbylljen e rrjeteve sociale të TIK Tok dhe Snapchat, pas vrasjes tragjike të 14-vjecarit Martin Cani nga bashkëmoshatari i tij.
Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, Dasara Karaiskaj gazetare u ndal tek ky vendim duke thënë se nuk beson se jep një zgjidhje përfundimtare të problemit.
Ajo shtoi se lidhur me këtë situatë duhet një rregullator që të kontrollojë individin.
“Adoleshenca është mosha që përcakton shumë modelet që e do të ndjekim në momentet që do të rritemi. Mendoj që nuk është çështja vetëm tek një platformë, por mendoj se kryeministri sot u nxitua pak. Mbylli vetëm një vrimë dhe mori një vendim gati ekstrem. Si mama po të më pyesësh do të thoja të mbyllen, sepse në momentin që nuk ka një politikë të gjerë si Italia që pa policisë postale që në rast një krimi në internet, i drejtohesh një personi të specializuar. Gjë që këtu mungon prej kohësh. Nuk ka një politikbërje apo rregullator që të kontrollojë individin dhe sa kohë është e monopolizuar hap rrugë për abuzimin”, tha ajo.