13.5 C
Tirana
14 / 03 / 2026

Blinken uron për Pavarësinë: Jemi krenarë të qëndrojmë krah për krah me shqiptarët

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka uruar pavarësinë e Shqipërisë. Blinken thotë se SHBA është e nderuar të punojë së bashku me Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Në urimin e tij thuhet se kontributet e çmuara të Shqipërisë si aleate e NATO-s ndihmojnë në mbajtjen e Aleancës së fortë, të përgatitur dhe të vendosur. Më tej ai falenderon Shqipërinë për partneritetin dhe mbështetjen e saj gjatë zhvendosjes së afganëve.

Blinken në mesazhin e tij të urimit, uron vendin tonë për arritjen e hapjes së negociatave me BE-në. “Teksa hyjmë në shekullin tjetër të marrëdhënieve tona, ne jemi krenarë të qëndrojmë krah për krah me popullin shqiptar”, thotë Blinken.

Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është nderi im të uroj popullin e Shqipërisë në 110-vjetorin e Pavarësisë. Shtetet e Bashkuara janë gjithashtu krenare të festojnë 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri dhe partneritetin e gjerë e të fortë që kemi ndërtuar së bashku.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x