9.5 C
Tirana
18 / 03 / 2026

Bilanci 2022, policia: Mbi 116 mijë bimë kanabis të asgjësuara

Policia e Shtetit në bashkëpunim me policinë italiane kanë bërë një bilanc për rezultatet e arrira gjatë vitit 2022.

‘Sipas traditës së përvitshme, muaji dhjetor mbledh së bashku në një konferencë, Policinë e Shtetit dhe Policinë e Italisë, për të pasqyruar rezultatet e arrira në kuadër të luftës së përbashkët për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Përfaqësues të lartë të Policisë së Shtetit dhe të Policisë italiane kanë bërë prezente dhe kanë analizuar rezultatet e arrira gjatë vitit 2022, në luftën e përbashkët kundër kultivimit të kanabisit.

Gjatë fjalës së tij, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku ka theksuar se Policia e Shtetit, gjatë vitit 2022, u angazhua maksimalisht për përmbushjen e prioriteteve dhe masave të përcaktuara në dokumentet strategjike, veçanërisht për përmbushjen e Strategjisë Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda 2021-2025 dhe të Planit të Veprimit, në zbatim të saj.

Nëpërmjet statistikave dhe pamjeve filmike, ai ka prezantuar punën e bërë nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Policinë italiane, në luftën kundër kanabisit. Ai ka theksuar se gjatë këtij viti, ndërthurja e burimeve njerëzore me ato logjistike ka rritur efikasitetin dhe rezultatet e punës. Gjithashtu, lufta kundër kanabisit ka qenë rezultative falë bashkëpunimit me strukturat homologe të vendeve të tjera, veçanërisht falë bashkëpunimit me  Policinë italiane dhe Guardia di Finanza-n.

Ky bashkëpunim u konkretizua gjatë këtij viti, me zbatimin e Protokollit Operacional, të nënshkruar më datë 18 shkurt 2021, midis Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Departamentit të Sigurisë Publike të Ministrisë së Brendshme, të Italisë.

Policia e Shtetit, në përmbushje të Strategjisë Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda 2021-2025 dhe të Planit të Veprimit, në zbatim të saj, gjatë vitit 2022:

– ka kryer gjithsej 156 124 kontrolle dhe 345 010 orë shërbimi, duke përdorur edhe 53 dronë;

– ka marrë dhe trajtuar 7358 informacione policore për kultivimin e bimëve narkotike, ose 335 informacione më shumë se një vit më parë;

– nga rritja e bashkëpunimit me agjencitë e tjera ligjzbatuese, janë ndjekur 162 informacione, ose 97 informacione më shumë se një vit më parë;

– ka referuar dhe ndjekur 186 procedime proaktive, me metoda speciale të hetimit, kundër kultivimit të bimëve narkotike, ose 40 procedime më shumë se një vit më parë;

– ka evidentuar 30 raste të sekuestrimit të farave të kanabisit, si rezultat i të cilave janë sekuestruar rreth 3.5 kilogramë fara të kësaj bime.

Gjatë këtij viti u goditën edhe 24 raste të tjera të kultivimit të bimëve narkotike, në ambiente të mbyllura, me anë të llambave. Për këto raste u proceduan penalisht 56 shtetas të implikuar dhe u asgjësuan 3633 bimë narkotike dhe 2318 kubikë me fidanë të kësaj bime.’

https://shqiptarja.com/lajm/lufta-kunder-kanabisit-policia-shqiptare-konference-te-perbashket-me-ate-italiane-gjate-2022-kemi-kryer-156-mije-kontrolle-jane-asgjesuar-mbi-116-mije-bime-narkotike

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x