Në Institucionin e Presidentit të Republikës u zhvillua ceremonia e betimit para Presidentit të Republikës, Sh. T Z. Bajram Begaj të anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese, z. Ilir Toska.
Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit përkatës të emërimit të tij nga Kreu i Shtetit, Gjyqtari Toska me dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, u betua para Presidentit Begaj se: “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë”.
Presidenti Begaj i uroi suksese zoti Ilir Toska, në detyrën e re të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.
Në ceremoninë solemne të betimit ishin të pranishëm Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, znj.Vitore Tusha, zv. Kryetari i Gjykatës së Lartë, z. Sokol Sadushi, Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, z. Sokol Binaj, Këshilltari Ligjor Rezident i OPDAT pranë Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, z. Constantine Soupios si dhe kreu i Sektorit Politik në Delegacionin e BE-së në Tiranë z. Alexis Hupin si dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit të Republikës.
Betohet para Presidentit të Republikës, gjyqtari më i ri i Gjykatës Kushtetuese, zoti Ilir Toska
Latest posts by Pena Albania (see all)