12.5 C
Tirana
31 / 10 / 2025

Berisha: Vendimi për vulën e PD do të ankimohet në Gjykatën e Lartë dhe atë Ndërkombëtare

Ish- kryeministri Sali Berisha ka vepruar pa surpriza një ditë pasi Apeli vendosi t’ja linte ende vulën Partisë Demokratike të Alibeajt.

Ai u shpreh se do e çojë vendimin në Gjykatë të Lartë dhe ironizoi Sokol Sadushi gjykatësin.

Berisha theksoi se nuk pret asgjë ndryshe nga vendimi dhe si rezultat do e çojë në Gjykatën Ndërkombëtare.

“Vendimi i juristëve është që ky akt, ky vendim të dërgohet për rekurs në Gjykatën e Lartë. E them unë që njerëzit mund të habiten sesi do e dërgojmë ne këtë te Sadushi. Do e çojmë dhe do kërkojmë përjashtimin e Sadushit. S’presim gjë tjetër, por ne do e dërgojmë vendimin në Gjykatën Ndërkombëtare.

Në këtë rast Sadushi që është edhe ai në vetvete ekzemplar në vendimet dhe qëndrimet e tij, simbol i korrupsionit të dokumentuar. Do kërkojmë përjashtimin e tij nga gjykimi, ata do marrin vendimin e tyre. përveç kësaj rruge PD duhet të përcaktojë qëndrime të tjera. Ky është aspekti më i thjeshtë i saj.”- tha Berisha.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x