25.5 C
Tirana
03 / 10 / 2024

Berisha kërcënon PS-në: Do ju nxjerr jashtë ligjit! S’do lejohet asnjë forcë politike që s’votojnë…!

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se me ardhjen në pushtet do të nxjerrë jashtë ligjit Partinë Socialiste. Deklaratat Berisha i bëri gjatë një takimi me banorë të Gramshit, ku theksoi se PD planifikon një ligj për ndalimin e partive politike të cilat nuk zhvillojnë zgjedhje të brendshme.

Ai mori shembullin e ligjit gjerman, i cili ka si funksion të nxjerrë jashtë kuadrit institucional forcat politike autoritare që i shkaktuan tragjedi në të shkuarën.

“Primaret do të jetë procesi më serioz. Dhe një gjë mos harroni se me futjen e primareve ne i japim një frymëmarrje të re demokracisë shqiptare.

Nëse PS e hoqi votimin brenda saj, ju e morët vesh që në Partinë Socialiste nuk votohet më për zgjedhjen e kryetarëve të degëve. Gjithçka përcaktohet sin ë kohën e Enver Hoxhës, nga byroja, Kryesia e Partisë, dhe nga Sekretari i Parë Edi Rama.

Unë ua kam thënë atyre në parlament se kështu siç jeni, ju garantoj se do u nxjerr jashtë lagjit. Në çfarë kuptimi?

Në parlament do ketë një ligj që në territorin e republikës së Shqipërisë nuk do të lejohen parti që nuk votojnë brenda tyre. E ka Gjermania dhe e ka vendosur që të mos ktheheshin ato parti që i bënë gjëmën asaj dhe siç n ai bën ne”, tha Berisha.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x