33.5 C
Tirana
07 / 07 / 2025

Berisha i kërkon leje SPAK të mos paraqitet të hënën: Kam punë në Strasburg

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar leje nga SPAK që të mos paraqitet të hënën, 7 prill, në Prokurorinë e Posaçme.

Mësohet se Berisha ka kërkuar leje pasi do të udhëtojë drejt Strasburgut.

Aty ai do marrë pjesë në një takim, bashkë me Fredi Belerin.

Edhe në shkurt Berisha i kërkoi leje SPAK që të mos paraqitej në Prokurori, kërkesë e pranuar nga institucioni.

Berisha udhëtoi në Gjermani më 3 shkurt.

Sali Berisha akuzohet për “korrupsion pasiv” në privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani.

Sipas organit të posaçëm të akuzës ai ka nxjerrë akte ligjore dhe nënligjore në favor të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi që ky i fundit të kryente privatizimin e kompleksit, ku më pas do të ndërtoheshin pallate.

Nga ana tjetër për Malltezin rëndon dhe akuza e pastrimit të parave, përveç atij të korrupsionit pasiv.

Ndërsa ndërtuesi Fatmir Bektashi akuzohet për korrupsion aktiv dhe pastrim parash, akuzë e cila rëndon edhe ndaj Xhimi Begesë dhe noteres Andia Pustina.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x