Kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë për Bashkinë e Himarës Fredi Beleri ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Vlorës.
Ai pritet të njihet sot me masën e sigurisë. Mësohet se gjyqtare e çështjes është Dorina Stroka.
Para ambienteve të gjykatës ka forca policie të shtuara kryesisht civilë, ndërkohë qe janë parë disa banorë të Himarës apo të afërt të Belerit.
Ndërkohë pranë gjykatës, ka mbërritur dhe ambasadorja greke e cila ka qëndruar vetëm pak çaste dhe më pas është pranuar të marrë pjesë në seancë.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026
- Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli - 30/10/2026
- Konsultimet me Presidentin, Tom Doshi propozon datën për mbajtjen e zgjedhjeve lokale - 30/10/2026