13.5 C
Tirana
17 / 10 / 2025

Bayern Munich mposht thellë 5-0 Viktoria Plzenin

Bayern Munich ka mundur sot  Viktoria Plzenin me rezultatin e thellë 5-0, i vlefshëm për fazën e grupeve të Champions League.

Në fitoren e sotme, Sane ka qenë më i merituari për bavarezët, duke realizuar “hat trick”. Dy golat e tjerë janë shënuar nga Gnabry dhe nga Choupo-Moting.

Rezultati do të mund të ishte edhe më i thellë sikur VAR të mos anulonte një gol të Musialas.

Me këtë fitore klubi gjerman ka përforcuar pozitën e parë të grupit C me gjithsejt nëntë pikë.

Ndeshja tjetër e grupit, Inter-Barcelona zhvillohet sonte nga ora 21:00.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x