Policia financiare italiane, pas një kërkese të drejtësisë belge, ka konfiskuar 20 mijë euro në shtëpinë e Francesco Giorgi, pranë Milanos. Sipas mediave të huaja bashkëshorti i eurodeputetes, po bashkëpunon me drejtësinë duke zbuluar edhe rolin e babait të Eva Kailit.
Francesco Giorgi është partneri i Eva Cailit, një ish ndihmës i ish-deputetit italian Antonio Panzeri dhe u arrestua si pjesë e hetimeve dhe urdhër-arrest korrupsioni të lëshuara në Bruksel.