Gëzim Myshketa ka përjetuar dje një nga sukseset e tij të radhës në skenën e Arena di Verona. Prej kohësh baritoni shqiptar po këndon në skenat më prestigjioze të botës së muzikës operistike.
I ftuar nderi në këtë skenë ai ka kënduar në operan Karmen, Escamillon, një nga rolet me të cilin ka fituar zemrat e spektatorëve . Arena di Verona është duke vijuar sezonin artistik më shfaqje të bukura në kuadrin e festimimeve të 100 vjetorit të krijimit.
Pas shfaqjes ai është mirëpritur nga fansat e tij të shumtë edhe në rrugët e Veronës me duartrokitje dhe ovacione vlerësuese.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- “Një ballist që…”/ Shehaj rrëmbeu dokumentin e klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-në, reagon Rama: Uroj po nuk shpresoj që prokuroria t’i tregojë vendin - 27/07/2026
- “I papërshtatshëm për të drejtuar futbollin”/ Reagimi i Presidentit të FIFA-s pas Kupës së Botës të mbushur me hije dhe bileta 1 milion dollarë - 27/07/2026
- Mbi 600 ushtarë amerikanë të plagosur që nga fillimi i konfliktit me Iranin, Pentagoni bën bilancin, ulet numri i të vdekurve - 27/07/2026