Në konferencën e përjavshme me gazetarët, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se PD do të koordinohet me opozitën e vendeve të tjera të rajonit për të groposur, siç u shpreh ai, Ballkanin e Hapur.
Ndërsa përshëndeti protestat që kanë nisur në Mal të Zi kundër kësaj iniciative, kryedmokrati përsëriti edhe një herë se ai që mbështet opozita është Procesi i Berlinit.
Po ashtu, ish-kryeministri theksoi se nëse Rama, Vuçiç dhe Kovačevski tentojnë të mblidhen në Tiranë për Ballkanin e Hapur, ato që do të pasojnë do të jenë protesta të fuqishme.
E garantoj se nëse do të tentojë të mblidhet këtu, do ketë protestat më të fuqishme. Edhe ata dy të tjerët i paralajmëroj, të mos vijnë në Shqipëri për Ballkanin e Hapur. Për marrëdhëniet bilaterale nuk kemi gjë, edhe pse Aleksandër Vuçic e ka vendin në Hagë.
Sali Berisha
Disa ditë më parë qytetarët në Mal të Zi u ngritën në protesta me anë të të cilave kërkonin mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Po ashtu, protestuesit mbajtën qëndrim edhe kundër përfshirjes së Malit të zi në Ballkanin e Hapur.
- Kuvendi rrëzon me 82 vota kërkesën e SPAK për Ballukun! PD bllokon foltoren, por seanca mbyllet - 12/03/2026
- Mbahet edicioni i FemFest 2026 - 09/03/2026
- Banditë me kryq - 06/03/2026