Ngjarja tronditëse e vrasjes së një nxënësi 14 vjeçar nga shoku i tij me të njëjtën moshë, ka ngjallur revoltën e gazetarit Bledi Mane, i cili, në rrjetin e tij social facebook, shkruan:
“Mbrëmë atdheut ia vramë fëmijërinë te dera e një shkolle, sot ia vramë rininë te dera e një makine. Po ikin të gjithë një e nga një, ca i vrasim e ca ikin në kurbet. Bosh fshati, bosh provinca, bosh lagja, bosh universiteti, bosh fabrika. Në Shqipërinë ku pylli u pre e ku plazhi u betonua kanë mbetur vetëm socialistët hajdutë të Edi Ramës, kanë mbetur vetëm trushpëlarët e rrugicës së Sali Berishës, kanë mbetur nja 380 kriminelë që vinë vërdallë me makina të shtrenja, kanë mbetur vetëm turistët e huaj që frynë buzët me botoks dhe hanë qofte te Pazari i Ri.
Atdheu bosh, kokat bosh, shpirtrat bosh!”
(Në foton ilustruese, vogëlushi 14 vjeçar Martin Cani që u vra te dera e shkollës nga moshatari i tij).
- Kryeministri Rama të hënën në Bruksel, pritet takim me Antonio Costa-n - 07/02/2026
- Klintonët duan seancë publike/ Dëshmia për dosjen “Epstein”, Hillary: Nëse duan luftë, duhet të na dëgjojnë të gjithë - 07/02/2026
- Çfarë thuhet në njoftimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese për vendimmarrjen e çështjes Balluku - 06/02/2026