Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit zbatuan mesditën e sotme urdhrin e SPAK duke vënë në pranga ish-Presidentin e Republikës, Ilir Meta.
Kreu i Partisë së Lirisë u vu në pranga në vendin e njohur si Kthesa e Kamzës në kryeqytet dhe në pamjet e siguruara nga mediat, shihet teksa nxirret me forcë nga automjeti me të cilin udhëtonte.
E teksa kanë kaluar pak më shumë se një orë nga momenti i arrestimit të Metës, A2 CNN mëson se policia është duke kryer kontrolle në vilën e ish-Presidentit që ndodhet në zonën bregdetare të Lalëzit.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- “Lavatriçja e korrupsionit”, Flamur Noka sulmon Grida Dumën pas intervistës me Karçanajn - 16/05/2026
- Integrimi në BE, Berisha: Shqipëria nuk i plotëson kriteret. Jemi vend shumë i rrezikshëm - 16/05/2026
- KiE aprovon modelin e Italisë për emigrantët, Meloni: “Gjadri” merr mbështetjen e 46 vendeve - 16/05/2026