Drejtuesi i Fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari u vlerësua nga Komuna e Dibrës së Madhe me titullin “Qytetar Nderi”.
“Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në fushën e humanizmit, për ndihmën e pakursyer të shtresave në nevojë, si dhe për promovimin e vlerave të solidaritetit dhe bamirësisë, duke qenë një shembull frymëzues për shoqërinë”, ky është motivacioni përse Arbër Hajdari nga sot gëzon titullin “Qytetar Nderi” i Dibrës së Madhe. Titulli iu akordua nga Kryetari i Komunës, Hekuran Duka.
Arbër Hajdari tha se titulli “Qytetar Nderi” i Dibrës nuk i përket vetëm atij, por të gjithë njerëzve që kanë mbështetur fonacionin “Fundjavë Ndryshe”, për t’iu ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë.
I pranishëm në ceremoni, Kreu i Partisë Demokratike për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti e cilësoi Arbër Hajdarin si “hero të paqes dhe humanizmit”.
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha se për vlerat që përcjell, Arbër Hajdari është një shembull që duhet ndjekur nga të gjithë të rinjtë shqiptarë.
Në ceremoninë e mbajtur në godinën e Komunës së Dibrës së Madhe morën pjesë familjarë të Arbër Hajdarit, politikanë nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, artistë dhe gazetarë, të cilët shprehën mirënjohje dhe vlerësime të shumta për të.
- Nga Musolini e Lef Nosi, te Enver Hoxha, Maks Velo e Sudja, Ben Blushi zbulon 100 personazhet e romanit “Historitë e çmendura të Tiranës” - 04/11/2026
- Figurat bullgare të rilindjes kombëtare – arkitektët e lindjes evropiane - 02/11/2026
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026