Botërori nuk ka nisur ende dhe dënimi i parë është tashmë gati. Presidenti i Federatës Angleze të Futbollit (FA), Mark Bullingham, ka deklaruar në një intervistë për “Sky” se do të pranojnë dënimin e vendosur nga FIFA për injorimin e vendimit për të mos dërguar mesazhe politike gjatë Kupës së Botës.
Presidenti i FA njoftoi se kapiteni Harry Kane do të mbajë shiritin e kapitenit me ngjyrat e ylberit, për të shprehur mbështetjen ndaj komunitetit LGTBI, diçka e paautorizuar nga FIFA.
“FIFA nuk i është përgjigjur kërkesës sonë për të mbajtur këtë shirit. Ka mundësi që të ndëshkohemi. Nëse do të ndodhë kjo, do të paguajmë gjobën”, tha Bullingham.