Komiteti për Çështje Politike dhe Demokraci në Këshillin e Europës ka hedhur poshtë të gjitha propozimet nga delegacioni serb që themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të bëhet kusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE.
Ndërkaq amendamentet që kanë të bëjnë me të drejtat e grupeve të margjinalizuara, po miratohen.
Diskutimi për kërkesën e Kosovës për t’u pranuar në Këshillin e Evropës do të fillojë rreth orës 16:30 në Asamblenë Parlamentare. Nëse Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës, atëherë çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës, të cilët duhet të vendosin përfundimisht nëse Kosova do të bëhet anëtarja më e re e organizatës.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Pa popull me vete dhe shih si zihen… - 07/11/2026
- Goca dhe Gra/ “Socialist i vjetër, që fëmijë në FRESSH”, Braçe për kandidaturën e Arbër Hajdarit për Tiranën: Ka potencial, i hapur nëse ka garë brenda PS - 07/11/2026
- Sulmi me 6 viktima në Krakov/ Ministri I brendshëm: Autori kishte pikëpamje ultranacionaliste. Kryeministri Tusk: Në banesën e tij u gjetën 3 trupa - 07/11/2026