16.5 C
Tirana
16 / 09 / 2024

Anëtarë dhe simpatizantë të PD-së Korçë pritet t’i bashkohen protestës, nisen drejt Tiranës me mjete private

Nga dega e Partisë Demokratike të Korçës pritet të nisen rreth 580 persona për protestën kombëtare e cila do të mbahe në orën 19:00 para Kryeministrisë.

Përpos anëtarëve dhe simpatizantëve të PD, protestës do t’i bashkohen edhe dhjetëra qytetarë.

Kryetari i PD-së së Korçës, Devis Osmani, bëri me dije se për organizimin e protestës janë angazhuar të gjitha strukturat e degës se PD në qytetin e Korçës dhe njësitë administrative të kësaj bashkie, si dhe forumi i gruas dhe i të rinjve.

Protestuesit do të udhëtojnë drejt Tiranës me mjete private dhe do të nisen pas mesditës së kësaj të enjte.

Po ashtu edhe nga qytetui i Lushnjës pritet të mbërrijnë rreth 1000 qytetarë për të marrë pjesë në  protestë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x