Andia Ulliri vijon në KAS betejën e saj për të qëndruar në Kuvendin e Shqipërisë edhe për katër vitet e ardhshme.
Demokratja pretendoi se mandatin e deputetes e fitonte në bazë të kuotës ligjore, ndaj çështjen e çoi në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve.
“Kodi thotë që kandidatët rirenditen vetëm ata të listës me votim parapëlqyes, kur nëse dy të parët janë burra, i treti është grua. Ose kur dy të parët që kanë marrë vota parapëlqyese janë gra, i treti është burrë. E ka të qartë ligji këtë. Kandidatët e listës shumë-emërore që i nënshtrohet votimit parapëlqyes, rirenditen në bazë të numrit më të lartë të votave parapëlqyese“, shpjeguan anëtarët e KAS.
Në mbledhjen e kaluar të KQZ-së, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi i rrëzoi pretendimet e kandidates dhe mandatin ia dha Arjan Ndojës, teksa miratoi shpërndarjen e mandateve për qarkun Durrës.
- “Kosova s’është rivale e Shqipërisë”, Kurti mohon përfshirjen e Vetëvendosjes në protestat në Tiranë - 31/10/2026
- Gjekmarkaj sqaron përplasjet në protestë: Janë 20-30 neomarksistë të Arlind Qorit, studentët nuk janë kundër PD-së - 31/10/2026
- Policia shoqëron 5 protestues të maskuar për akte dhune: Tre janë përsëritës, gjobë 500 mijë lekë - 31/10/2026