13.5 C
Tirana
17 / 10 / 2025

Ançeloti: Real Madrid triumfoi me meritë në Ligën e Kampionëve

Për trajnerin Karlo Ançeloti, Real Madrid triumfoi me meritë në sezonin e shkuar në Ligën e Kampionëve.

Italiani ka mbrojtur arritjen e ekipit të tij, edhe pse skuadra madrilene është gjykuar për lojën e saj.

Sipas tij, galaktikët kanë shfrytëzuar edhe detajet më të vogla gjatë një ndeshjeje, çka e bënë atë triumfuese.

“Të luash futboll mirë ka të bëjë më shumë sesa thjesht të kesh zotërim të topit. Liga e Kampionëve ndonjëherë ka të bëjë me detaje të vogla, por kjo është pjesë e lojës dhe Real Madrid është klubi që i ka menaxhuar më së miri këto detaje të vogla në historinë e këtij kompeticioni”, u shpreh Ançeloti këtë të martë gjatë një konference për shtyp.

Real Madrid mposhti me rezultatin 1-0 anglezët e Liverpul, në finalen që u zhvillua në Paris.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x