Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, është takuar këtë të mërkurë me kreun e Partisë Republikane, Fatmir Mediu. Është vetë Mediu, i cili në një postim në rrjetet sociale bën të ditur detaje nga takimi që u zhvillua në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.
“Ambasadorja Amerikane prezantoi shqetësimin për ndikimet ruse në financimin e partive politike. Në takim u ra dakord për rëndësinë e financimit transparent të partive politike dhe shmangien e ndikimit të aktorëve të huaj në zgjedhjet dhe politikën shqiptare”, shkruan Mediu.
Më tej thuhet se, “bashkëbiseduesit ranë dakord për nevojën e një demokracie funksionale si dhe rolin e rëndësishëm të opozitës”.
Mësohet se Mediu e informoi Ambasadoren Kim për vizitën e deputetëve shqiptarë të grupit IPAC në SHBA me ftesë të senatorëve amerikanë Menendez dhe Rubio. Një temë që është prekur ka qenë edhe sulmi kibernetik nga Irani.
“Sulmi kibernetik nga Irani ka nevojë për përgjegjësinë dhe angazhimin e fortë të institucioneve shqiptare si dhe domosdoshmërinë për të bashkëpunuar dhe koordinuar me NATO dhe SHBA”, thotë Mediu.
- Kulla Eiffel mbyllet pas grevës së stafit, punonjëseve iu kërkua të largoheshin gjatë vizitës së një grupi hindu - 08/09/2026
- Kuvendi nis sot sesionin e ri/ Nga betimi i ministres së re te reforma territoriale, çfarë pritet në seancën e sotme - 08/09/2026
- Qeveria/ Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Evis Salës dhe emërimin e Klodiana Spahiut si ministre të Shëndetësisë, sot pritet votimi dhe betimi në Kuvend - 08/09/2026