AMA u ka kërkuar mediave që të tregojnë maturi dhe përgjegjësi profesionale dhe të mos publikojnë të dhënat që janë siguruar nga grupi i hakerave iranianë në sulmin kibernetik në faqet e institucioneve publike.
Në deklaratën e AMA-s thuhet se mes informacioneve që po shpërndahen ka dhe të dhëna sensitive, që lidhen me sekrete hetimore nga institucionet dhe agjencitë e rendit dhe sigurisë publike, deri dhe dokumente me elemente të cënimit të sigurisë kombëtare.
AMA thekson se duhen respektuar kërkesat e Kodit të Procedurës Penale dhe programet audiovizive informative nuk duhet të bien pre e synimeve të sulmuesve kibernetikë duke nxjerrë të dhënave sekrete. Po ashtu AMA bën apel që mediat të evitojnë publikimet e përmbajtjeve që pengojnë dhe dekonspirojnë hetimin e organit procedues.
- VIDEO/ Kur Sali Berisha në 8 Dhjetor 1990 mburrte Ramiz Alinë para studentëve - 08/12/2025
- Dita e Rinisë, sondazhi: 34,4% e qytetarëve (18-34 vjeç) preferojnë PS-në, Berishën vetëm 22,6%! - 08/12/2025
- “Ne kemi nevojë të pastrohemi doktor”, ish-studenti i Dhjetorit ia thotë në sy Berishës: Duhet t’a nisim nga vetja - 08/12/2025