16.5 C
Tirana
27 / 02 / 2026

Alarmet për bomba shkaktojnë kaos në Shkup, ndërpriten të gjitha fluturimet

Të gjitha fluturimet në aeroportin e Shkupit janë anuluar për shkak të kërcënimit dhe raportimit se në aeroport ka mjet shpërthyes. Për momentin po bëhet evakuimi i pasagjerëve dhe punjonjësve në aeroportin e Shkupit.

Pas kontrollove nga policia, pasagjerët u drejtuan tek aeroporti.

 “Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin se janë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme në lidhje me raportimet e se ka mjete shpërthyese. Pas kontrolleve është konstatuar se alarmet për bomba  janë të rreme”.

Ndërsa ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka deklaruar se i ka njoftuar strukturat e NATO-s për denoncimet e vazhdueshme për mjete shpërthyese në Maqedoninë e Veriut.

 “Dje kemi komunikuar me strukturat e NATO-s, për të parë se çfarë qasje hibride ndaj rajonit mund të ndodhë, ku mund të jetë arsyeja. Ndërsa sa për hetimet e e-mail-et kërcënuese jemi në bisedime me partnerë të tjerë me të cilët vendi ka marrëdhënie bilaterale”.

Ndryshe alarm për bombë sot kishte në disa hotele në vend, në Federatën e Fudbollit, në shkollat e mesme dhe fillore. Disa ditë më parë raportime për bombë kanë marrë edhe Ministria e Punëve të Jashtme, Banka Popullore, Stacioni Hekurudhor, disa qendra tregtare dhe ndërtesa banimi. Për shkak të kërcënimit me bombë në hotelin ku duhej të mbahej një aktivitet i Dhomës Ekonomike, kryeministrit Kovaçevski i është dashur të anulojë pjesëmarrjen për shkaqe sigurie.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x