Adele po përgatitet të nisë serinë e koncerteve të Las Vegas, të cilat i shtyu në janar vetëm 24 orë para se të dilte në skenë. Koncertet pritet të nisin me 18 Nëntor në The Colosseum në Caesars Palace dhe sipas asaj që raportojnë mediat e huaja, ajo është duke bërë përgatitje serioze për të mbrojtur zërin e saj.
Mësohet se këngëtarja do të përdorë një teknologji që kap vlerën e 400 mijë dollarëve për të mbrojtur zërin e saj. Një burim i afërt pranë këngëtares tha për gazetën The Mirror: “Ka pasur sisteme komplekse të instaluara më parë, po kjo është me të vërtetë në nivel tjetër.
Sistemi punon duke kombinuar njësitë e pastrimit të ajrit me ventilatorët dhe pajisjet e molekulave të ujit, duke krijuar cilësinë më të mirë të ajrit. Kur Adele të jetë në skenë duke kënduar, ajri më i mirë i mundshëm do të mbrojë zërin e saj”, u shpreh burimi për gazetën britanike.
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026