Komisioni i Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale avancoi punët me dëgjesat publike, ku serinë e tyre e hapi ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo, i cili e vuri theksin se decentralizimi është shumë i nevojshëm, përfshi dixhitalizimin e shërbimeve lokale.
Mbledhja u shoqërua me debate mes palëve, pasi opozita ngriti pikëpyetje mbi drejtimin e reformës së re.
“Barazitë janë shumë të theksuara në nivel lokal. Në decentralizimin financiar progresi është i dukshëm, por problematikë mbetet varësia nga transfertat e buxhetit qendror dhe kapacitetet e kufizuara nga pikëpamja e zhvillimit ekonomik. Është e domosdoshme që bashkitë të kenë një standard kombëtar sa i përket shërbimeve bazë në nivel lokal” – u shpreh Demo.
“Ky proces nuk mund të jetë i mbyllur si favor i qeverisë për të marrë vendime apo proces i paracaktuar politikisht” – u shpreh Luçiano Boçi.
“Nëse modeli ka dështuar në të ardhura, në investime dhe në përfaqësim, atëherë problemi nuk është zbatimi – është vetë modeli” – tha Tabaku.
“Shqetësuese është shoqëria e një piktori për të bërë fasada të bukura. Shpopullimi masiv ka ndodhur në këto 10 vite me ritme të frikshme, kush e ka fajin?” – u shpreh Bledion Nallbati.
Për ministrin e Pushtetit Vendor, sfidë mbetet rekrutimi i personelit të bashkive, sidomos në ato të thella, dhe është kthyer në pengesë në ofrimin e shërbimeve.
- Rama prezanton dy dokumente para Grupit të PS: Mishërojnë reflektimin tim për bulevardin e flamingove, kthesë për mandatin e katërt - 24/07/2026
- “Bulevardi i flamingove ishte pasqyrë”, Rama: Shqiptarët kërkojnë më shumë, statistikat nuk mjaftojnë më! - 24/07/2026
- Incidenti i Shehajt në Kuvend, Manjani: Të isha në vendin e gardistëve, do t’i jepja një shuplakë - 24/07/2026