11.5 C
Tirana
15 / 01 / 2026

Machado propozon ndarjen e çmimit Nobel me Trump, komiteti norvegjez: Nuk është e mundur

Një Çmim Nobel nuk mund të “transferohet” apo të ndahet. Këtë e sqaroi nga Oslo Komiteti Norvegjez që cakton fituesin e Çmimit Nobel për Paqen, pas deklaratës së udhëheqëses së opozitës venezueliane, Maria Corina Machado, e cila ishte shprehur e gatshme ta “ndante” ose madje ta “ofronte” çmimin prestigjioz Donald Trumpit.

Deklarata e Machado-s erdhi pas operacionit ushtarak amerikan në Venezuelë, i cili përfundoi me kapjen e Nicolas Maduro-s. “Do të ishte një nder i madh”, kishte komentuar Trump, duke shtuar se shpresonte vetë të nderohej me këtë çmim.

Por Komiteti Nobel e përjashtoi një mundësi të tillë. “Një Çmim Nobel nuk mund të revokohet dhe as të transferohet te një person tjetër”, deklaroi për AFP zëdhënësi i Institutit Nobel, Erik Aasheim. “Pasi shpallen fituesit, vendimi mbetet i pandryshueshëm përgjithmonë”, shtoi ai.

Aasheim sqaroi gjithashtu se fituesi i çmimit është i lirë të vendosë si dëshiron për shpërblimin financiar që shoqëron Nobelin, por jo për titullin dhe statusin e çmimit vetë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x