Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka nisur sot bojkotin e përkohshëm të punimeve në Kuvend, duke refuzuar pjesëmarrjen në mbledhjet e komisioneve parlamentare.
Vendimi është marrë dje, ndërsa në një mesazh të dërguar deputetëve, kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi, ka urdhëruar që asnjë deputet demokrat të mos marrë pjesë në komisione deri në një vendim të ri.
“Të hënën, datë 10 nëntor 2025, në mbledhjen e Grupit Parlamentar, ora 12:30, nuk duhet të mungojë askush. Derisa grupi të vendosë, asnjë deputet nuk merr pjesë në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare. Ky është një reagim i përkohshëm i grupit parlamentar, derisa të merret vendimi final”, thuhet në mesazhin e Bardhit.
Bojkoti pritet të zgjasë deri në përcaktimin e një qëndrimi përfundimtar nga grupi demokrat, që do të mblidhet sot për të diskutuar hapat e mëtejshëm në raport me Kuvendin dhe qeverinë.
- Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup - 27/09/2026
- Papa kundër eutanazisë gjatë vizitës në Francë: Mund të jetë e ligjshme, por jo morale - 27/09/2026
- E PLOTË/ “Si ka mundësi që nuk e dija?”, mesazhi i Ramës pas akuzave të SPAK për zyrtarët pranë tij: Kam fajet e mia, por jam këtu për të bërë histori e jo pasuri - 27/09/2026