Barack dhe Michelle Obama janë parë së bashku në publik për herë të parë pas katër muajsh, duke i dhënë fund zërave të shumtë për një ndarje të mundshme mes tyre.
Çifti i njohur u fotografua gjatë një darke romantike në Washington D.C., në restorantin italian “Osteria Mozza”. Sipas mediave amerikane, ata darkuan në një dhomë private dhe u pritën me duartrokitje nga klientët e tjerë teksa largoheshin nga restoranti.
Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama, përshëndeti stafin dhe shtrëngoi duart me disa të pranishëm, ndërsa bashkëshortja e tij, Michelle, falenderoi të gjithë duke buzëqeshur.
Kjo dalje publike vjen pas muajsh spekulimesh për një krizë në martesën e tyre, veçanërisht pasi Michelle mungoi në disa evente publike ku Barack mori pjesë i vetëm.
Megjithatë, vetë Michelle i ka mohuar këto zëra, duke sqaruar se tërheqja e saj nga vëmendja publike ishte një zgjedhje personale. Në një intervistë me aktoren dhe aktivisten Sophia Bush, ajo tha:
“Njerëzit nuk e pranojnë dot që një grua e rritur mund të marrë vendime për veten. Nuk kishte asnjë krizë mes nesh, thjesht po bëja disa zgjedhje për veten.”
Ajo shtoi me ironi se mungesat e saj u interpretuan gabimisht si shenja të një divorci:
“Shumëkush nuk e përfytyron dot që thjesht dua të bëj gjëra për veten. Shoqëria e quan menjëherë ‘diçka të keqe’ nëse nuk përputhet me pritshmëritë që kanë nga një grua në pozicionin tim.”
Michelle, e cila këtë fillim viti ka zgjedhur të fokusohet në vetë-reflektim, ka treguar se po kalon një fazë ku po pyet veten për gjëra të thjeshta si “me kë dua të ha drekë” apo “dua të udhëtoj pa planifikim”.
Për të shuar çdo dyshim, javën e kaluar në Los Anxhelos, ajo u shfaq me unazën e martesës dhe të fejesës në dorë.
Barack dhe Michelle janë martuar që nga viti 1992 dhe kanë dy vajza, Malia (26) dhe Sasha (23).
- Tom Doshi takim me qytetarët: “Marrim 3 mandate në Shkodër” - 24/04/2025
- “I çova tortë me reçel të shtunën, më tha ‘jam shumë mirë’”, kirurgu personal tregon momentet e fundit të Papës: Më thirrën në 5 të mëngjesit kur… - 24/04/2025
- Miting i madh i PSD në Shkodër/ Tom Doshi: Shqiptarët kanë nevojë për përfaqësim dinjitoz - 23/04/2025