Komiteti për Çështje Politike dhe Demokraci në Këshillin e Europës ka hedhur poshtë të gjitha propozimet nga delegacioni serb që themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të bëhet kusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE.
Ndërkaq amendamentet që kanë të bëjnë me të drejtat e grupeve të margjinalizuara, po miratohen.
Diskutimi për kërkesën e Kosovës për t’u pranuar në Këshillin e Evropës do të fillojë rreth orës 16:30 në Asamblenë Parlamentare. Nëse Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës, atëherë çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës, të cilët duhet të vendosin përfundimisht nëse Kosova do të bëhet anëtarja më e re e organizatës.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Thatësira rekord zbulon anijet naziste të Luftës së Dytë Botërore në Danub, dalin në sipërfaqe edhe municione të pashpërthyera - 09/08/2026
- Izraeli rrëzon planin e paqes së Trump për Gazën: Nuk tërhiqemi pa çarmatosjen e Hamasit - 09/08/2026
- Zjarri në Krujë/ “Zero dëme në njerëz dhe banesa”, Braçe i përgjigjet komentuesve: Me 4.2 milionë euro do ishte shuar menjëherë? Ky është cinizëm - 09/08/2026