Atalanta ia doli mbrëmjen e djeshme të siguronte fitoren ndaj Sassuolos. Skuadra e Berat Gjimshitit triumfoi 3-1 dhe në këtë mënyrë siguron një biletë opër në fazën tjetër të Kupës së Italisë.
Një nga lojtarët protagonistë ishte edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare. Kapiteni i kuqezinjve bëri një paraqitje fantastike, i cili ka marrë edhe vlerësimin e mediave italiane, ndërsa është vlerësuar me notën 7.
“Gjimshiti shpëtoi një gol të Mulatieri që për pak sa nuk u shënua. Prandaj nuk ka nevojë të kritikohej për golin e pësuar nga Boloka në të 95, për të ndeshja kishte përfunduar. Humbi ekuilibri kur nuk kishte më asnjë lloj rëndësi dhe kryesorja, mbi të gjitha, pasi e kishte luajtur pjesën e parë si luan”, thuhet në artikullin e “Bergamoesport”.
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026