4.5 C
Tirana
21 / 01 / 2026

Hyn në fuqi/ Garda merr të tjera detyra, do mbrojë AKSHI-n, BKH dhe gjyqtarë e prokurorë

Në Fletoren Zyrtare numër 193 është botuar vendimi i qeverisë shqiptare, e cila me propozim të Ministrit të Brendshëm, ka kthyer në detyrim ligjor mbrojtjen nga oficerët e Gardës së Republikës së Shqipërisë, Drejtorit të Byrosë  Kombëtare të Hetimit, gjyqtarëve të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe  prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme kundër   Korrupsionit dhe Krimit të Organizua.

Po me vendim qeverie, nën mbrojtjen e Gardës do të jetë edhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, e njohur si AKSHI, Autoriteti    Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike.

Këta të fundit vihen në mbrojtjen e Gardës pas muajsh të vështirë nën sulmet kibernetike që pësuan disa nga portalet më të përdoruar qeveritare për shërbime publike.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x