13.5 C
Tirana
17 / 05 / 2026

Komisioni Europian: Rusia duhet të paguajë për rindërtimin e Ukrainës

“Rusia duhet të paguajë për rindërtimin e Ukrainës dhe të kompensojë dëmin e bërë”, kështu është shprehur komisioneri për drejtësi Didier Reynders.

Nga ana e tij Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës, Andriy Kostin, është shprehur se më shumë se 99 % e të gjitha rasteve të krimeve të luftës në Ukrainë do të hetohen dhe ndiqen penalisht, dhe se qëllimi është të “bëjnë përgjegjësit të paguajnë” për krimet e kryera.

Ndërkohë një grup pune u krijua në mars të vitit 2022 dhe detyra e tij është të koordinojë zbatimin e sanksioneve ndërmjet shteteve anëtare, si dhe të lehtësojë konfiskimin e aseteve.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x