Opozita po vijon sot me ditën e dytë të revolucionit. Përvec pjesëmarrjes, bie në sy edhe mungesa e bashkë-komisarit të revolucionit, Ilir Meta.
Eshtë e kuptueshme që si një person pa mandat deputeti, nuk mund të hyjë në Kuvend si Sali Berisha.
Por ai dhe e shoqja që gëzon mandat, nuk janë parë gjëkundi.
Turma këtë të hënë është drejtuar kryesisht nga Luciano Boçi.
As Ilir Meta, as Monika Kryemadhi dhe as ndonjë nga dy deputetët e tyre nuk figurojnë në planet e kamerave.
Nuk dihet nëse Partia e Lirisë është tërhequr nga revolucioni, apo janë në prapavijë dhe po përgatit goditjen fatale për Edi Ramën.
/javanews/ a.rada
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Nga Musolini e Lef Nosi, te Enver Hoxha, Maks Velo e Sudja, Ben Blushi zbulon 100 personazhet e romanit “Historitë e çmendura të Tiranës” - 04/11/2026
- Figurat bullgare të rilindjes kombëtare – arkitektët e lindjes evropiane - 02/11/2026
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026