Johnny Depp ka risjellë rolin e piratit legjendar, kapitenit Jack Sparroë për të përmbushur dëshirën e fundit të një djali 11-vjeçar,i cili ka një sëmundje të pashërueshme.
Sipas BBC, fansi i vogël i “Pirati i Karabieve”, Kori, i është nënshtruar dy transplanteve të pasuksesshme të zemrës, por vendosi se nuk donte të përballej me kalvarin e një të treti. Familja e tij, nga Derbyshire, nuk e dinë se sa kohë i mbetet vogëlushit për të jetuar.
Një nga dëshirat e fundit të Korit ishte të fliste me idhullin e tij Kapiten Jack dhe aktori iu përgjigj.
Kori, nga Ripley, ka krijuar së fundmi edhe një kanal në YouTube, Kraken the Box, i cili tashmë ka më shumë se 160,000 abonentë.
Në fansat e tij përfshihet edhe Johny Depp, i cili veshi kostumin e tij të piratit për të regjistruar një mesazh të veçantë duke thënë:
“Ju uroj shumë fat. Unë jam fansi juaj numër një, kapiten Kori. Respekt dhe dashuri, shoku!”
Depp tha se ai gjithashtu do të inkurajonte miqtë e tij të ndiqnin kanalin e Korit. Në ndjekësit e kanalit të tij në YouTube përfshihet edhe ylli i Hollivudit, Dwayne “The Rock” Johnson.
Mamaja e Korit, Pixi tha se kirurgët i dhanë Korit, i cili lindi me sindromën hipoplastike të zemrës së majtë, një zemër të re në 2018, por trupi i tij nuk e pranoi transplantin.