Dhoma e Deputetëve e Italisë ka miratuar projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit Strategjik me Shqipërinë, të nënshkruar në Romë më 13 nëntor 2025. Projektligji u miratua me 149 vota pro, 81 kundër dhe 3 abstenime, ndërsa tashmë pritet të shqyrtohet nga Senati italian.
Marrëveshja krijon një kuadër të gjerë bashkëpunimi mes dy vendeve në fusha si energjia, mbrojtja e mjedisit, siguria dhe mbrojtja, menaxhimi i migracionit, drejtësia, infrastruktura, shëndetësia, bujqësia, turizmi, arsimi, inovacioni dhe mbështetja për diasporën shqiptare.
Sipas autoriteteve italiane, marrëveshja synon të forcojë partneritetin strategjik mes Italisë dhe Shqipërisë, si edhe të mbështesë procesin e integrimit europian të Shqipërisë
- Si hyri Ermal Beqiri në botën e biznesit, nga analiza e videos Meta-Prifti, pasuritë luksoze dhe tenderat nga AKSHI - 04/08/2026
- 25 shtete amerikane padisin administratën Trump për tarifat e reja ndaj importeve - 04/08/2026
- Parlamenti italian miraton marrëveshjen strategjike me Shqipërinë me 149 vota pro - 04/08/2026